Allegri: Titulli? Asgjë e pamundur
Juve nuk fshihet më, as Allegri, e aq më pak tifozët, të gjithë besojnë tani se mund të fitojnë titullin në Serie A.
“Zonja e Vjetër” përfitoi nga mungesa e Inter, mposhti pastër 3-0 në transfertë Lecce duke marrë kreun e klasifikimit pas javës së 21-të, të vetëm në krye, plus një pikë.
Allegri shijon sërish një super Vlahovic, me “bomberin” serb që realizoi një tjetër “dopietë” kundër Ramadanit me shokë.
Ashtu siç pritej, Juve vuajti pak, por vetëm në pjesën e parë, ku sfida u mbyll me rrjeta të paprekura. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 59-të, Vlahovic zhbllokoi sfidën me një kthesë të bukur brenda në zonë. Nëntë minuta më pas, serbi u shërbye në zonë nga McKennie, më saktë i rrëmbeu një gol të sigurt, duke devijuar topin në portën e boshatisur. Në fund, në minutën e 85-të, Bremer me kokë sigloi shifrat përfundimtare në 3-0. Ky sukses dhe kreu i Serie A bën që është Allegri të reflektoj, tashmë edhe për të titulli nuk është një tabu këtë sezon:
“Nuk futboll nuk ka asgjë të pamundur. Duhet të jesh i vetëdijshëm, të kesh një objektiv të qartë në kokë dhe të punosh për të bërë të pamundurën të mundur”, u shpreh Allegri i cili përballë Lecces siguroi fitoren e 300 në Serie A.