Allegri pas fitores ndaj Lecces: Ende duhet të përmirësohemi

Allegri pas fitores ndaj Lecces: Ende duhet të përmirësohemi

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se nuk ishte e lehtë fitorja ndaj Lecces pas humbjes së skuadrës së tij pak ditë më parë nga Sassuolo.

Torinezët mbrëmë mundën Leccen (1-0), duke i shkaktuar disfatën e parë kësaj të fundit këtë sezon të garave në Serie A.

“Ndeshjet gjithmonë janë të vështira për t’u fituar, sidomos kur vjen nga një disfatë siç ishte ajo kundër Sassuolos”, tha Allegri.

“Fituam kundër Lecces që ende nuk kishin humbur. Në këtë ndeshje bëmë mirë që nuk pësuam gol. Ne luajtëm mirë, por ende duhet të përmirësohemi”, ka theksuar strategu italian.

Pas kësaj fitore, Juve ngjitët në pozitën e dytë me 13 pikë, dy me pak se lideri i tabelës, Inter.

 

Share This