Allegri: Nuk e di nëse humbja me Interi është ndeshje e titullit

Allegri: Nuk e di nëse humbja me Interi është ndeshje e titullit

Trajneri i Juventusit, Massimilano Allegri pas humbjes ndaj Interit, thotë se nuk e di nëse kjo ndeshje ishte duel vendimtar për titullin e kampionit në Itali.

Torinezët mbrëmë u mundën nga Interi (1-0), në derbin e madh italian.

Allegri e pranon se Interi është skuadër shumë e fortë, por, sipas tij, Juvës i mbetet të mendoj për ndeshjet e ardhshme.

“Nuk e di nëse është ndeshja e titullit. Ne duhet të bëjmë rrugëtimin tonë”, ka thënë Allegri.

“E dinim që Interi është i fortë. Pjesa e parë ishte e bllokuar, ata gjetën golin, ndërsa ne patëm një mundësi të ngjashme në fushë të hapur me Vlahovic. Në të dytën ndeshja u hap, ishte më argëtuese për t’u parë. Gjithmonë ka një mbrëmje të keqe gjatë sezonit”, ka theksuar strategu italian.

Pas kësaj humbje, Juve mbetet katër pikë prapa liderit të tabelës, Interit.

Share This