Allegri: Ne duhet të mësojmë nga humbja ndaj Sassuolo-s

Allegri: Ne duhet të mësojmë nga humbja ndaj Sassuolo-s

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se skuadra e tij duhet të mësojë nga humbja ndaj Sassuolo-s.

Torinezët dje u mundën nga Sassuolo (4-2), në kuadër të Serie A e që ishte disfata e parë e Juvës në këtë sezon të garave.

Allegri pas ndeshjes e pranoi se të besuarit e tij, nuk bën lojë të mirë.

“Bëmë një ndeshje të lehtë. Nga kjo humbje ne duhet të mësojmë”, ka thënë Allegri.

“Nuk luajtëm mirë. Ne ende duhet të përmirësohemi, sepse humbëm një ndeshje të rëndësishme, humbëm pikë të rëndësishme. Ne tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”, ka theksuar strategu italian.

Share This