Allegri: Luajtëm mirë, mund të shënonim me shumë gola

Allegri: Luajtëm mirë, mund të shënonim me shumë gola

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Empolit.

‘Zonja e Vjetër’ mbrëmë mundi në udhëtim Empolin (0-2), ndeshje kjo e luajtur në kuadër të Serie A.

Strategu i torinezëve tha se skuadra e tij bëri paraqitje të mirë në duel me Empolin. Por, sipas tij, Juve duhet të jetë me e qetë në 30 metrat e fundit.

“Ne bëmë një ndeshje të mirë kundër një Empoli. Ishim të mirë mbrojtje dhe vuajtëm pak”, tha Allegri.

“Ne duhet të jemi më të qetë në 30 metrat e fundit, në pasimet e fundit, krijuam shumë raste dhe mund të shënonim më shumë gola, por këto janë gjera duhet përmirësuar gjatë sezonit”, ka theksuar Allegri.

Juve pas fitores ndaj Empolit ngjitët në vendin e tretë me shtatë pikë, dy me pak se Interi dhe Milani.

Share This