Allegri: Interi? Hajdutët ikin, policët i ndjekin!
Juventusi i Allegrit ka arritur fitoren e gjashtë radhazi në të gjitha kompeticionet kundër Sassuolos, Interi tani është vënë nën presion:
“Duhet të fitosh ndeshjet, kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi”, komentoi trajneri i Juventusit në fund të ndeshjes”. – Nuk ishte një ndeshje e thjeshtë sepse Sassuolo gjeti zgjidhje që na vunë në vështirësi, duke e detyruar Szczesny-n të bënte dy pritje të mira. Kemi 49 pikë dhe po mendojmë për Leçen, të punojmë dhe të qëndrojmë të heshtur”.
Qasja e ndeshjes ishte vendimtare për Juventusin:
“Të luash kundër Sassuolos është gjithmonë e vështirë, sepse ta prish lojën. Ishte e rëndësishme të bënim presion, djemtë e menaxhuan mire ndeshjen.”
Talenti turk, Yildiz, u paraqit mire, pavarësisht se nuk shënoi:
“Janë të paktë ata që ndalojnë topin dhe pasojnë si ai. Ai rrallë gabon dhe ka cilësi të lindura. Shumë shpejt do të vijë një moment kur ai nuk do të jetë kaq mirë, sepse është shumë i ri. Jam i lumtur me rikthimin e Chiesas dhe pres edhe më shumë prej tij.”
Për rritjen e Vlahovicit dhe garën me Interin, Allegri shtoi:
“Vlahovic po rritet dhe po piqet. Me Frosinonen luajti keq për 30 minuta. Ndaj Sassuolos luajti në një mënyrë më të kthjellët dhe të qetë dhe kjo u pa qartë. Ai ka cilësi dhe koha është në anën e tij. Derbi me Interin? Duhet të qëndrojmë të qetë. Është një ndeshje e vështirë jashtë fushe ndaj Lecce, por ndërkohë ne e kemi lënë vendin e pestë me 16 pikë prapa. Nuk po mendojmë për Derbin e Italisë, por për Leccen. Është si ajo loja me policët dhe hajdutët, ku hajdutët ikin dhe rojet i ndjekin.”