Allegri drejt largimit nga Juve, ja tre emrat që mund të ulen në stolin bardhezi
Kualifikimi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe mundësia për të ngritur një trofe (Kupën e Italisë): këto janë dy gjërat e vetme që Massimiliano Allegri ka në mendje gjatë javëve të fundit, ndonëse lajmet për trajnerin e ardhshëm të Juventusit kanë nisur prej disa kohësh.
A do të qëndrojë Max? Apo do të ndryshojmë drejtim? Dyshime që do të zgjidhen më vonë, por është logjike që drejtuesit e Juventusit i kanë të qarta idetë në rast ndryshimi të drejtimit teknik dhe do të ishin tre emra të vlerësuar nga Giuntoli, me një trajner dukshëm më i avantazhuar se të tjerët.
Nisim nga profili më i vlerësuar nga Juve, ai i Thiago Mottas, që po bën shumë mirë këtë sezon në krye të Bolonjës. Problemi i vërtetë është se disa skuadra duan të bëjnë të vetin italo-brazilianin si Milani apo Napoli.
Duke zbritur poshtë listës, emri i dytë të çon te Monza dhe për rrjedhojë te Raffaele Palladino, që prej një viti e gjysmë bën gjëra të shkëlqyera me skuadrën e tij. Megjithatë, orët e fundit emri i tij është lidhur fort me atë të Lacios në rastin e divorcit nga Sarri.
Së fundi është Igor Tudor. Ende pa ekip pas përfundimit të aventurës te Marseja që daton verën e kaluar, ai dukej se ishte afër Napolit pas Garcias.
Në 2020-2021 ai ishte asistent i Andrea Pirlos në Juventus dhe së fundmi ai ishte lidhur me Juventusin, kush e di nëse kjo mund të mos ishte koha e duhur.