Aliti: Rumani-Kosovë duhej braktisur!

Aliti: Rumani-Kosovë duhej braktisur!

Fidan Aliti ka qenë personazhi i zgjedhur nga gazeta “Blick”, e cila i kushtuar një hapësirë të madhe intervistës mes mbrojtësin e Kosovës.

Siç pritej fokusi i artikullit është ndalur më së shumti në ndeshjet më të fundit të Kosovës ku pasi luajti “derbin” me Zvicrën në “Fadil Vokrri” udhëtoi drejt Rumanisë, ku shumë shpejt futbolli i la vendin politikës.

Mbrojtësi i Alaniaspor shpjegon se ndeshja me Zvicrën kishte qenë emocionuese dhe se ndjesitë e përjetuara në atë takim ende nuk i ishin larguar plotësisht.

Sa i përket episodeve të turpshme që ndodhën në Rumani ku tifozët vendas shpalosën banderolën me slloganin “Kosova është Serbi”, Aliti tha: “Përgjigja më e mirë ndaj këtyre ngjarjeve të turpshme do të kishte qenë që ne të fitonim. Fatkeqësisht nuk ia dolëm. Këto janë deklarata politike që nuk kanë vend në futboll. Racizëm i hapur. Kosova është shtet i pavarur”.

Gazetari i “Blick” pyet Alitin nëse do të kishte qenë më mirë për lojtarët e Kosovës që të mos kishin dalë më nga dhomat e zhveshjes.

“Ta shohësh tani, ky do të ishte vendimi i duhur. Vetëm atëherë do të kishim bërë një deklaratë të vërtetë. Por ne dolëm dhe loja përfundoi normalisht dhe askush nuk u penalizua”, tregon i penduar 29-vjeçari.

Mes të tjerash Aliti u shpreh se vendimi për tu larguar për disa minuta nga fusha e lojës pati impakt të keq për ekipin pasi më të rifilluar dueli, kryesori dukshëm vërshëllente gjithçka kundër ekipit të dardanëve.

“Nëse ne nuk luajtëm pas rikthimit ashtu siç kishim bërë përpara se loja të ndërpritej duhet të pyesni gjyqtarin. Kjo ishte fatkeqësi! Pas rifillimit, ai vazhdimisht vërshëlleu gjithçka kundër nesh. Kartoni i kuq ishte qesharak dhe u shpik një penallti për Rumaninë. Ky nuk është një justifikim, mund ta shikoni lojën përsëri dehe mund të dilni në të njëjtin përfundim”, tha Aliti.

Share This