Ali Pashë Tepelena dhe fronti i tij antiosman

Ali Pashë Tepelena dhe fronti i tij antiosman

Më 23 maj te vitit 1820 Ali Pashë Tepelena mobilizoi forcat për një front antiosman.

Ali Pasha u gjend përballë përplasjeve të njëpasnjëshme me Portën e Lartë dhe synimit të armikut të tij të betuar, Mehmet Sait Halet Efendi, për ta fundosur figurën e tij.

Para klimës së pasigurisë në oborr, Ali Pasha e gjykoi me dobi bashkëpunimin me forcat kryengritëse arvanitase, në sajë të të cilit do të siguronte mbajtjen e sundimit në zonën e jugut deri në Thesali.

Lajmet morën udhë deri në oborrin e Sulltan Mahmudit të II-të dhe ky veprim i përafrimit me “rebelët”, do të vendoste përfundimisht fatin e hidhur të tij në vitet që pasuan.

Përpjekjet për ngritjen e frontit antiosman përkujtohen si një prej zhvillimeve më të rëndësishme të historiografisë shqiptare. /atsh/

Share This