Alexander-Arnold në Real Madrid? Kështu përgjigjet Robertson

Alexander-Arnold në Real Madrid? Kështu përgjigjet Robertson

Mbrojtësi i Liverpool-it, Andre Robertson, ka folur për bashkëlojtarin e tij të skuadrës, Trent Alexander-Arnold, i cili është i lidhur me transferimin e tij të mundshëm në Real Madrid.

Robertson pranon se është vështirë të ndalen thashethemet për kalimin e mbrojtësit të djathtë në Madrid, por sipas tij, Arnold është i fokusuar vetëm te rikuperimi nga lëndimi, para ndeshjes së fundjavës kundër Fulham.

“Trent nuk ndihet mirë sepse është i lënduar,” tha Robertson.

“Ai e urren të jetë i lënduar, kjo është natyra e tij. Askush nuk pëlqen të jetë jashtë fushës, por me kalimin e viteve që kam luajtur me të, e kam kuptuar që për Trent kjo është edhe më e vështira”, deklaroi Robertson.

“Ai e do futbollin, e dëshiron të jetë në fushë, ndaj kjo është e vetmja gjë që ai e ka në mendje për momentin. Sigurisht, nuk mund të themi se nuk kemi dëgjuar të gjitha lajmet dhe komentet mbi këtë çështje”.

“Por për ne, e rëndësishme është që ai të rikuperohet plotësisht dhe të kthehet në fushë. Pasi të ndodhë kjo, atëherë çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, do ta shohim. Për momentin, askush nuk e di me siguri. Njerëzit mund të flasin, ka shumë spekulime dhe gjithkush ka diçka për të thënë. Por për ne, prioriteti është të kemi një opsion tjetër si mbrojtës i djathtë dhe Trent është një lojtar kyç për këtë. Shpresojmë që të kthehet sa më shpejt”, theksoi Robertson.

Liverpool-i kryeson Premier League me 12 pikë diferencë dhe, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe humbjes në finalen e Carabao Cup, rikthimi i Alexander-Arnold do të ishte një ndihmë e madhe në garën për titull.

Share This