
Alexander-Arnold konfirmon largimin nga Liverpool-i
Futbollisti anglez Trent Alexsander-Arnold e konfirmuar largimin nga Liverpool-i.
Pas plot 20 vitesh Arnold ka vendosur të largohet nga ‘Anfield’ me destinacion Real Madridin.
Anglezi përmes rrjeteve sociale, u ka komunikuar tifozëve vendimin e rëndësishëm për largimin nga ‘The Reds’, skuadër kjo që tashmë është kampion i ri i Anglisë.
“Shumë prej jush mund të kenë pyetur përse nuk kam thënë asgjë deri më tani mbi të ardhmen, por unë vendosa që të bëj diçka të tillë pasi për mua më shumë rëndësi kishte titulli i 20-të i klubit. Ky klub ka qenë jeta ime për 20 vite. Që nga akademia e deri më sot ndihma dhe dashuria juaj s’më ka munguar kurrë. Do të jem përgjithmonë në borxh ndaj të gjithëve”, ka shkruar 26-vjeçari.
Siç dihet mbrojtësi anglez nuk ka braktisur ekipin e tij të zemrës pa siguruar më parë një akord me Realin e Madridit, ku pritet që të bashkohet këtë verë me shokun e tij Jud Bellingham.