Alex Sandro: Do të jetë e vështirë ta imagjinoj veten pa Juventusin
Alex Sandro, mbrojtësi i Juventusit, ka dhënë një intervistë për kanalin e Serie A në Youtube, duke folur për të ardhmen dhe të shkuarën e tij.
“Propozimi nga Juventus? Kur ata shfaqën interes ndaj meje, mora një dridhje, si një ëndërr për të luajtur për një nga klubet më të mëdha në botë.
Çfarë përfaqësojnë trofetë e fituar? Shtatë trofe, është padyshim i pari ku fillon gjithçka. Sot flas gjithmonë me fëmijët se gjëja më e rëndësishme nuk janë trofetë. Për jetën janë të gjithë njerëzit me të cilët kam takuar dhe punuar. Ditën që do të largohem nuk do të lë vetëm trofetë, por miqtë, shokët e skuadrës, trajnerët, punonjësit e magazinës, fizioterapistët, mjekët.
A do t’i them lamtumirë Juventusit? Unë dhe familja ime e dimë se do të vijë momenti i lamtumirës. Ka shumë histori, ka shumë momente, është e vështirë të imagjinohet jeta ime pa Juventusin”, është shprehur ndër të tjera anësori brazilian.