Ndeshja mes Juventusit dhe Frozinones është domethënëse për trajnerin e piemontezëve.
Masimiliano Alegri do të jetë pjesë e historisë së klubit duke u bërë tekniku i tretë më jetëgjatë. Më shumë se ai vetëm Marçelo Lipi dhe Xhovani Trapatoni i kanë qëndruar përkrah “Zonjës së vjetër” të Italisë.
Më jetëgjatët
- Xhovani Trapattoni: 596 ndeshje (319 fitore, 181 barazime, 96 humbje)
- Marçelo Lipi: 405 ndeshje (227 fitore, 104 barazime, 74 humbje)
- Masimiliano Alegri: 399 ndeshje (264 fitore, 68 barazime, 67 humbje)
- Heriberto Herrera: 215 ndeshje
- Karlo Parola: 212 ndeshje
- Virxhinio Rozeta: 159 ndeshje
- Çestmir Viçpalek: 159 ndeshje
- Antonio Konte: 151 ndeshje
- Karlo Karkano: 144 ndeshje
- Karlo Ançeloti: 114 ndeshje
Më fituesit
- Xhovani Trapatoni: 7 tituj kampion
- Masimiliano Alegri: 6 tituj kampion (2010/11, 2014/15, 2015/16, 2016/17, 2017/18, 2018/19)
- Marçelo Lipi: 5 tituj kampion
- Fabio Kapelo: 5 tituj kampion
- Antonio Konte: 4 tituj kampion
- Karlo Karkano: 4 tituj kampion