
Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën mbështet Bedri Hamzën
Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) ka dalë me një postim publik në mbështetje të PDK-së dhe Bedri Hamzës për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.
“PDK po garon me një platformë të fuqishme për rritje ekonomike, përballimin e krizës së kostos së jetesës, përmirësimin e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimorë. Rikthimi i Kosovës në rrugën e integrimit në BE dhe NATO është një nga objektivat kryesore të PDK-së dhe Dr. Hamzës”, thuhet në postimin e ALDE.
ALDE i uron suksese Dr. Hamzës dhe PDK-së në zgjedhjet e së dielës!
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është anëtare me të drejta të plota e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE).