Alcaraz në çerekfinalen e turneut të Kinës, kualifikohet edhe talenti italian

Alcaraz në çerekfinalen e turneut të Kinës, kualifikohet edhe talenti italian

Carlos Alcaraz ia del pa shumë probleme në dy sete ndaj Lorenzo Musettit.

Në turneun e Beijing në Kinë, spanjolli fitoi ndeshjen në më pak se një orë e gjysmë me shifrat 6-2, 6-2.

20-vjeçari nuk hasi probleme ndaj italianit dhe mbërrin kështu në çerekfinale aty ku do të përballet me Casper Ruud. Norvegjezi mposhti argjentinasin Etcheverry me përmbysje.

Ruud humbi setin e parë me shifrat 6-1, por rikuperoi më pas në dy setet pasardhëse edhe pse me vështirësi me shifrat 5-7 dhe 6-7 pas tie-break që përfundoi 7-9.

Në anën tjetër, një vend në çerekfinale siguroi edhe Jannik Sinner. Talenti italian mposhti me shifrat 2-0 Nishiokën dhe pret në ndeshjen e radhës fituesin e çiftit Rune-Dimitrov.

Share This