Albion Rrahmani s’ka të ndalur në Rumani, shënon dygolësh në fitoren e Rapidit
Sulmuesi kosovar i Rapidit të Bukureshtit, Albion Rrahmani nuk ka të ndalur në elitën e futbollit të Rumanisë, shkruan GazetaGOLI.com.
Reprezentuesi i Kosovës, sonte ka shënuar dygolësh në fitoren e Rapidit (4-1), ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Liga 1 të Rumanisë.
Rrahmani rrugën e golit e gjeti qysh në minutën e parë, derisa golin e dytë e realizoi në minutën e 82-të.
Me këtë fitore, Rapidi shkon në 51 pikë në vendin e dytë, shtatë më pak se FCSB që i prin renditjes tabelare. /GazetaGOLI.com