Albion Rrahmani: Na vjen keq që s’u kualifikuam në Evropian, me Kosovën po përgatitemi për Botëror
Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani ka shprehur keqardhje që nuk arriti të kualifikohet me Kosovën në Kampionatin Evropian 2024.
Rrahmani ka thënë se ai dhe Kosova po përgatiten për kampanjën kualifikuese për Botërorin e ardhshëm.
“Na vjen keq që nuk u kualifikuam në Euro. Është një gjë e keqe për të gjithë. Për lojtarët, për tifozët, por ky është futbolli. Duhet të qëndrojmë të përulur, të punojmë shumë për ndeshjet e radhës, po përgatitemi për Botërorin dhe shpresojmë të kualifikohemi në këtë kompeticion” – tha Rrahmani për faqen zyrtare të Rapidit, përcjell lajmi.
“Ne jemi një ekip shumë i mirë, vetëm duhet të mbajmë qëndrimin tonë dhe të punojmë shumë, dhe një ditë do të kualifikohemi, ky është një premtim që ua bëj të gjithë tifozëve në Kosovë. Një ditë, ëndrra do të bëhet realitet” – shtoi ai.
23-vjeçari u transferua te Rapid Bukureshti verën e këtij viti nga Ballkani për 600 mijë euro.
Rrahmani më parë ishte pjesë e Ballkanit e Malishevës në Superligën e Kosovës.