Albion Rrahmani më i miri i javës në Rumani
Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani është duke shkëlqyer në aventurën e tij të parë në Rapid të Bukureshtit.
Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në Rumani teksa ka qenë protagonist edhe në xhiron e 10-të të kampionatit rumun ku i shënoi dy gola dhe e bëri një asistim në fitoren e Rapidit me rezultat 3-1 kundër Clujit.
“Lewa e fitoi trofeun e parë të Superligës së Rumanisë si lojtari më i mirë i xhiros së 10-të”, shkruan Rapidi në “Facebook”, i cili e përcolli atë me një fotografi të përfaqësuesit kosovar me trofeun e fituar.
Kujtojmë se Rrahmani i njohur me nofkën “Lewandowski” i Malishevës, verën që lamë prapa iu bashkua Rapidit nga Ballkani për çmimin 600 mijë euro.
23 vjeçari i ka realizuar gjashtë gola në pesë ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit rumun.