Albin Kurti, kandidati i vetëm për kryeministër nga LV-ja
Shefi i Qeverisë, Albin Kurti do të kandidojë përsëri për kryeministër të Kosovës, kandidati i vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë post.
Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Lidhur me këtë, Sami Kurteshi tha se deri më sot ka pasur vetëm një kandidat që ka mbledh nënshkrimet e se ai është Albin Kurti.
“KZP-ja konfirmon se kandidati i vetëm për kryeministër nga LVV është Albin Kurti”, tha Kurteshi.