“Albin Kurti është ateist – S’ka nevojë hiç me u deklaru ky” – Anëtarët e Listës Familja për deklaratat e Kurtit për fenë
Fatmir Smajli nga Koalicioni Familja, i ftuar në Pressing në T7, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurtit rreth fesë dhe identitetit shqiptar, duke thënë se kryeministri është njeriu i fundit që është dashtë të jepte një deklaratë të tillë.
Pos kësaj, Smajli ka thënë se Kurti është ateist dhe se, për këtë arsye i njëjti s’është dashtë ‘‘me u perzi’’
“Njeri i fundit në vendin tonë që ish dashtë me dhanë këtë deklaratë, në kuptimit e besimit fetar të popullit të vet ish dashtë ky se si takon hiç. Fundi i fundit është ateist, edhe nuk u dashtë hiç mu perzi’’, ka thënë ai mes tjerash.
Përndryshe, Kurti para disa ditësh kishte deklaruar se: ‘’Për ne, fetë erdhën e shkuan, por ne jemi ende këtu. Për shqiptarët per sa i përket identitetit, feja nuk ka qenë kurrë e rëndësisë së parë’’.