Albin Kurti ‘dorëzohet’, thërret për konsultime Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun

Albin Kurti ‘dorëzohet’, thërret për konsultime Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar kryetarin PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku për takim më 1 maj lidhur me krijimin e institucioneve të reja, përkatësisht zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kurti takimin me dy liderët e ka ftuar të enjten në orën 08:30.

Kjo ftesë e Kurtit për dy liderët e partive politika ka ardhur pasi ka dështuar për gjashtë herë radhazi ta zgjedh Albulena Haxhiun kandidate për kryetare të Kuvendit.

Pritet të shihet nëse Krasniqi e Abdixhiku do ta pranojnë këtë ftesë për takim nga kreu i LV-së. Lumir Abdixhiku në fillim të këtij muaji e kishte refuzuar një ftesë të Kurtit për takim.

Sipas Abdixhikut, gjuha e Kurtit e përdorur gjatë dhe pas fushatës s’mund të tejkalohej.

Share This