Albert Bunjaku bëhet trajner i Kosovës U19

Albert Bunjaku bëhet trajner i Kosovës U19

Albert Bunjaku është emëruar trajneri i ri i Kosovës U19 në futboll.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës të enjten.

“Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, i cili ishte pjesëmarrës edhe në Kampionatin Botëror 2010 me Kombëtaren A të Zvicrës dhe me karrierë edhe në Bundesligë, do të marrë drejtimin e Dardanëve U19, me synimin për të zhvilluar dhe përgatitur talentet e ardhshme të futbollit kosovar”, ka theksuar FFK.

Vetë Bunjaku ka thënë se puna e tij është zhvillimi i lojtarëve të rinj.

“Është një ndjenjë e veçantë të udhëheq Kombëtaren e Kosovës U19. Puna ime eshte te zhvilloj talente te rinj dhe t’i pergatite per te ardhmen”, ka thënë ai.

Share This