‘Albania’, publikohet kënga që do shoqërojë Shqipërinë në EURO 2024 (VIDEO)

‘Albania’, publikohet kënga që do shoqërojë Shqipërinë në EURO 2024 (VIDEO)

Është publikuar të enjten pasdite kënga zyrtare që do të shoqërojë Kombëtaren e Shqipërisë në Kampionatin Evropian, Gjermani 2024, që fillon me 14 qershor.

Kënga titullohet “Albania” dhe këndohet nga këngëtari i mirënjohur Capital T. Kënga do të ndjekë kombëtaren shqiptare të futbollit gjatë gjithë rrugëtimit të saj në EURO 2024.

Lajmi se kënga “ALBANIA” i është besuar Capital T u bë i ditur pak ditë më parë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T. Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024. Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë. Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria!” njoftoi FSHF-ja në faqen zyrtare.

Share This