Alba Vukaj flet me emocione: Ndihem nën presion të madh nga Azemi
Azem Gagica ka krijuar një situatë të pakëndshme në Big Brother VIP Kosova 2, ku e përfshirë edhe edhe Alba Vukaj.
Kjo për faktin se ai ka shprehur një pëlqim për të, të cilin nuk e ka marrë në të njëjtën mënyrë.
Teksa diskutuan raportin e tyre, Alba u shpreh me shumë emocione duke thënë se ndihet në presion të madh nga ai.
“Pikë së pari nuk është e drejtë me ofendu një person që nuk ka pëlqim për ty sepse unë e kam trajtuar me shumë respekt, në shumë situata edhe pse nuk e ka merituar në shumë situata. Nuk është e drejtë. Unë isha shumë e mërzitur për Azemin se nuk e kam parë në atë gjendje, por kam të drejtë të flas me të gjithë në atë shtëpi”, u shpreh ajo.
Bukuroshja shkodrane theksoi: “Shumë presion, se është hera e dytë që e bën këtë reagim pse unë flas me Blerandon”.
Pas kësaj, Azemi tha se do të ndryshojë dhe se do ta bëjë tani e tutje lojën e tij.
Situata është komentuar edhe nga banorët e tjerë, të cilët qenë në anë të Vukajt.