Alarm te Milani, s’ka kush shënon
25 goditje nga të cilat 9 në portë pa arritur të gjejë rrjetën, kjo nuk ka ndodhur te Milani që nga viti 2005 në ndeshjen kundër PSV).
Një statistikë e mirë kjo në sfidën kundër Newcastle në Ligën e kampioneve, duke demonstruar një reagim nga skuadra e Piolit, pas humbjes në derbi.
Por pavarësisht dominimit dhe mundësive të krijuara Milani nuk arriti të gjejë golin, e duket qartë se nuk ishte thjesht një episod i pafat. Duket si një alergji e skuadrës ndaj golit. Olivier Giroud nuk bëri lojën e tij më të mirë, por si gjithmonë u përpoq shumë.
Në pjesën e parë ishte i rrezikshëm dy herë për t’u zhdukur pak nga fusha në pjesën e dytë. Plotësisht e parashikueshme për një lojtar 36-vjeçar që luan çdo tre ditë. E problemi është se Pioli nuk ka askënd që ta zëvendësojë, në mënyrë që t’i japë një mundësi francezit për të pushuar. Shumë e kanë vlerësuar merkaton e verës të Furlani dhe Moncada, por për momentin fusha po jep përgjigje të ndryshme. Pulisic, Chukëueze, Okafor dhe Jovic nuk kanë patur asnjë ndikim te sulmi i Milanit.
Rafael Leao po bëhet i mërzitshëm në fushë. Në ndeshjen ndaj Njukasëllit portugezi ishte një krijues në kërkim të goditjes efektive, një interpretues fenomenal me topin por pa efikasitet. E aktualisht Milani ka nevojë për diçka tjetër. Përveç humbjes së derbit në kampionat, 2 pikëve në Ligën e kampioneve, tani Piloli duhet të përballet edhe me dëmtimet e portierit Menjan dhe Loftus-Cheek.
Të dy futbollistët u larguan nga fusha përpara se të mbaronte ndeshja me Njujkasëllin. Lajmi i mirë është se janë vetëm ngërçe. Tifozët mbajnë gishtat e kryqëzuar pasi të shtunën Milani pret Veronën në “San Siro”.