Alarm në mbrojtje, emrat që synon Milani
Alarm në mbrojtje për Milanin. Dëmtimi i Fikayo Tomorit (anglezi do të mungojë të paktën 2 muaj) ka shtuar dhimbjen e kokës për teknikun Stefano Pioli, pasi janë të shumta mungesat në repartin e prapavijës.
Drejtuesit e klubit duhet të futen në merkato dhe t’i dhurojnë trajnerit një mbrojtës, që skuadra të ketë alternativa në këtë repart.
Të padisponueshëm për Piolin janë të dëmtuarit Thiaw, Kalulu dhe Caldara, ndërsa Pellegrino sapo ka filluar të stërvitet dhe nuk është akoma gati.
Duke para këtë situatë alarmante drejtuesit e klubit kuqezi po mendojnë një rikthim të shpejtë të Gabbias (që në janar), mbrojtësit që është huazuar te Villarreal.
Gjithashtu po ndiqen me interes edhe Kiwior i Arsenalit (ish-Spezia), Mukiele i PSG, Badiashile i Chelsea, Lenglet i Aston Villa (në pronësi të Barcelonës), Kehrer i West Ham dhe Kelly i Bournemouth.