
Al-Khelaifi: Mund të shkruajmë historinë e PSG-së
“Ishte një mbrëmje madhështore për ne, për klubin, për historinë e tij. Unë fola me lojtarët para ndeshjes dhe u thashë se mund të shkruanin historinë”.
Kështu është shprehur presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, i cili ka dhënë mendimin e tij për paraqitjen e ekipit francez pas triumfit ndaj rivalëve anglezë.
“Nuk ka qenë aspak e lehtë, Liverpooli meriton gjithë respektin tonë. Ata janë një ekip i madh dhe një nga më të mirët, nëse jo më të mirët në botë për momentin. Lojtarët tanë, menaxheri, stafi, Luis Campos… Sinqerisht, të gjithë e kemi ëndërruar këtë moment. Ata kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Tani ne festojmë, por rruga është ende shumë e gjatë”.