Al-Ittihad nuk dorëzohet për “faraonin”, gati 200 milionë paund për Salah
Padyshim kjo merkato vere ka qenë një nga më të “çmendurat”, me klubet arabe që kanë arritur të sigurojnë shërbimet e një sërë “yjesh” të futbollit evropian, ku ndër ta janë Karim Benzema, N’golo Kante e Neymar.
Mirëpo, “gjigandët” e Arabisë Saudite, duket se nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq, dhe pas refuzimit të ofertës së parë prej 150 milionë paundësh, skuadra e Al-Ittihad është e gatshme të ofrojë plot 200 milionë paundë, për “faraonin” e Liverpool, Mohamed Salah.
Më herët është raportuar gjithashtu dhe për dëshirën që egjiptian ka për të nisur një “aventurë” të re në kampionatin saudit, mirëpo bordi i “të kuqve” ka diçka tjetër në mendje dhe nuk kanë ndërmend të shesin “yllin” e tyre, sidomos tani që sezoni sapo ka filluar.