Al-Ittihad gati për një tjetër goditje “BIG”, synohet ylli i Liverpool
Klubet e Arabisë Saudite vazhdojnë me “sulmet” në Europë.
Pas afrimeve të Benzema, Kante apo edhe Fabinho-s, Al-Ittihad është duke menduar për një tjetër goditje “BIG”.
Sipas raportimeve të medieve britanike, klubi saudit tashmë synon “grabitje” e yllit të Liverpool, Mohamed Salah.
Al-Ittihad raportohet se është duke punuar për këtë lëvizje dhe është i gatshëm për të paguar një shumë “stratosferike” që të sigurojë shërbimet e egjiptianit.