Al-Hilal pas Barellës, italiani i thotë ‘JO’

Al-Hilal pas Barellës, italiani i thotë ‘JO’

Klubi i madh arab, Al-Hilal, nuk ka hezituar të bëjë ofertën për Nicolo Barellën.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, gjatë qëndrimit të Interit në Riad për turneun e Superkupës së Italisë, klubi arab ka propozuar një kontratë me një pagë astronomike prej 18 milionë eurosh në vit për mesfushorin italian.

Megjithatë, përgjigjja e Barellës ka qenë e prerë: “jo, faleminderit”.

Pavarësisht ofertave të mëdha financiare, Interi, kampionët në fuqi të Italisë, nuk kanë asnjë qëllim për të hequr dorë nga lojtari i tij më i rëndësishëm. Po ashtu, edhe vetë Barella thuhet se nuk është i interesuar për t’u larguar nga Milano.

Sipas mediave italiane, Nicolò Barella ka deklaruar se nuk ka dëshirë të largohet nga Milano, qyteti dhe skuadra e tij, dhe ka preferuar të refuzojë çdo ofertë, pasi ai është i vendosur të vazhdojë rrugëtimin e tij te Interi.

Në këtë mënyrë, pavarësisht ofertave luksoze, duket se Barella mbetet i palëkundur në vendimin e tij për të qëndruar në Milano dhe te Interi.

Share This