
Al Hilal arrin marrëveshje me Milanin për Theo Hernandez
Klubi saudit Al Hilal raportohet se ka arritur marrëveshje paraprake me gjigantin italian AC Milan për transferimin e mbrojtësit francez, Theo Hernandez.
Sipas medieve italiane, marrëveshja përfshin një tarifë fillestare prej 30 milionë eurosh, plus bonuset që mund të arrijnë deri në 5 milionë euro.
Megjithatë, marrëveshja ende nuk është finalizuar, pasi mungon akordi për kushtet personale mes klubit saudit dhe vetë lojtarit.
Theo Hernandez thuhet se do të vendosë së shpejti nëse do ta pranojë ofertën financiare të Al Hilal apo do të qëndrojë në Evropë për të vazhduar karrierën në nivelet më të larta të futbollit kontinental.