Aksion i madh i policisë në lagjen “Pejton” në Prishtinë, arrestohet një person

Aksion i madh i policisë në lagjen “Pejton” në Prishtinë, arrestohet një person

Një aksion i madh i Policisë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së sotme në lagjen Pejton, ku kanë qenë të përfshirë një numër i madh i policëve.

Sipas pamjeve të siguruara nga KosovaPress, Policia kërkonte një person të dyshuar i cili është larguar nga vetura e tij dhe ka tentuar t’i ikë policisë këmbë.

Megjithatë pavarësisht tentimeve për t’i ikur policisë, i njëjti është arrestuar. Ende nuk dihet se pse kërkohej i dyshuari.

Share This