Aksident tragjik në Drenas, një i vdekur dhe një i lënduar

Aksident tragjik në Drenas, një i vdekur dhe një i lënduar

Një person ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth orës 15:00 në fshatin Terstenik të Drenasit.

Sipas informacioneve të konfirmuara për RTKlive nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në aksident kanë qenë të përfshira një motoçikletë dhe një automjet.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy personat që ishin në motoçikletë, njëri prej të  cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e personit A.M (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF -Drenas”, ka thënë Ahmeti.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku ndërkohë që ngasësi i automjetit është dërguar në mbajtje.

Share This