
Aksident në Prizren, lëndohet rëndë një biçiklist
Një aksident trafiku në Lubizhdë të Hasit në Prizren i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi. Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë, ku drejtuesi i biçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Policia ka njoftuar se i lënduari është dërguar në trajtim mjekësor në spital, e drejtuesi i veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “aksident trafiku me lëndime të rënda”.