Akili e nis me fitore, Nora Gjakova eliminohet nga ‘Paris 2024’
Akil Gjakova ka startuar me fitore në ‘Paris 2024’.
Xhudisti ynë mundi brazilianin Daniel Cargnin me Ippon.
Përfaqësuesi i Kosovës bën hapin e parë në garën për të fituar medalje në ‘Paris 2024’.
Ndërkaq, Nora Gjakova është eliminuar nga Lojërat Olimpik ‘Paris 2024’ pasi u mund nga garuesja mongoleze Enkhriilen lkhagvatogoo.
Nora në sekondat e fundit humbi përqendrimin e duhur, duke humbur duelin nga monoglezja.
Kujtojmë se dje Distria Krasniqi fitojë medaljen e argjendtë në ‘Paris 2024’.