Akil Gjakova ‘rrëzon’ italianin, i artë në Evropian! Festë në Prishtinë!
Akil GjakovaFestë në Prishtinë, Akil Gjakova – i artë, ndërsa me të bronzta u stolisen Dardan Cena (-73 kg), Nora Gjakova (-57 kg) e Distria Krasniqi (-48 kg).
Xhudisti i kombëtares së Kosovës, Akil Gjakova, ashtu si i ka hije, sonte ka treguar klasin e tij duke fituar medaljen e artë në kategorinë – 73 kg Kampionatin e Hapur Evropian që u mbajt në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Akil Gjakova ka dëshmuar luftë të madhe në duel me italianin Manuel Lombardo.
Gjakova shpërtheu pas vazhdimeve duke fituar medaljen e artë.
Rreth 1500 shikues, me brohoritje Akli, Akili, Akii, i japin zemër në arenë ndaj rivalit.
Festë në Prishtinë, Akil Gjakova – i artë, ndërsa me të bronzta u stolisen Dardan Cena (-73 kg), Nora Gjakova (-57 kg) e Distria Krasniqi (-48 kg).
Katër medalje evropiane për Kosovën, falë punës së madhe të selektorit Driton Kuka, trajneres Majlinda Kelmendi dhe kryetari të federatës Agron Kuka.