Akil Gjakova ‘rrah’ edhe xhudistin nga Moldavia, lufton për të artën e Evropianit
Akil Gjakova është i pandalshëm në Kampionatin Evropian të xhudos që po zhvillohet në Prishtinë.
Akili ka fituar edhe luftën e tij të katërt, pasi që në gjysmëfinale të kategorisë deri në 73 kilogramë e ka mposhtur xhudistin nga Moldavia, Petru Pelivan, raporton KP.
Tani, në finale Akili do të përballet me fituesin e duelit mes Lasha Shavdatuashvilit dhe Manuel Lombardos.