Akil Gjakova: Nuk kam pasur kurrë një ditë më të mirë në xhudo, të fitosh në shtëpi është e mrekullueshme
Xhudisti kosovar Akil Gjakova është shprehur i lumtur me medaljen e artë që fitoi në Kampionatin Evropian të Hapur në Prishtinë.
Gjakova mes tjerash theksoi se dallimin në tatami bënë edhe tifozët që ishin të pranishëm, njofton Klankosova.tv.
“Nuk kam pasur kurrë një ditë më të mirë në xhudo. Të fitosh në shtëpi është e mrekullueshme. Fansat, familja dhe miqtë më kanë dhënë forcë. Mendoj se kjo është arsyeja pse luftimet ishin relativisht të lehta për mua!”, ka thënë Gjakova për Unionin Evropian të Xhudos.
“Mendoj se isha edhe më i mirë se kur fitova titullin e Kampionatit Evropian në 2021. Mundja e Heydarov më jep shumë besim, veçanërisht duke shkuar në Lojërat Olimpike 2024 në Paris”.
Si ka ndërmend të përdorë bonusin e fitores prej 55 mijë eurosh?
“Është koha ideale për të falënderuar të gjithë njerëzit të cilëve ua kam borxh këtë sukses dhe do të lë pak mënjanë për të kursyer. Dhe ne do të argëtohemi gjithashtu”, tha Gjakova.