Ake, mungesa tjetër e mbrojtjes holandeze
Nathan Ake është mbrojtësi i fundit që i bashkohet listës holandeze të lëndimeve.
Njëzet e tetë vjeçari është tërhequr për shkak të lëndimit nga skuadra e Holandës për dy ndeshjet e ardshme të fushatës kualifikuese për Kampionatin Evropian që “tulipanët” i zhvillojnë kundër Irlandës dhe Gjibraltarit.
Mungesa e futbollistit të i Manchester Cityt vjen pasi paraprakisht tek reparti mbbojtës holandez janë konfirmuar edhe mungesat e Sven Botman, Matthijs de Ligt, Jurrien Timber dhe Micky van de Ven.
Holanda gjendet në vendin e dytë në Grupin B që kryesohet nga Franca dhe për të shkuar tutje i duhet një fitore nga Irlanda.