Ajeti premton më të mirën në Evropian: Jemi gati
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Arlind Ajeti, të martën në konferencën për medie, ka thënë se skuadra e tij po përgatitet maksimalisht për Evropianin ‘Gjermani 2024’.
Kuqezinjtë përballen me Italinë më 15 qershor në “Signal Iduna Park”, në sfidën e parë të EURO 2024, event që nis më 14 qershor.
Ajeti thotë se pjesëmarrja në Kampionatin Evropian sjellë shumë emocione tek çdo lojtarë.
Ai premton më të mirën në Evropianin që kësaj herë mbahet në tokën gjermane.
“Besoj se çdo lojtar që është grumbulluar ndjehet mirë është diçka speciale”, ka thënë Ajeti.
“Unë besoj se jam përgatitur mirë dhe miqësoret kanë qenë të rëndësishme për mua dhe besoj se jam gati”, ka pohuar ai.
“Ne do të japim më të mirën në çdo ndeshje. Shpresat janë për të bërë gjera të mira. Në futboll gjithçka është e mundur”, ka theksuar 30-vjeçari.