Ajaxi e “shkatërron” Besiktasin e Rashicës, Roma ndalet nga Bilbao
Ajaxi ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Besiktasit, derisa Roma u ndal në fund nga Athletic Bilbao.
Skuadra holandeze shpartalloi Besiktasin me rezultat 4:0, sfidë ku Milot Rashica ishte nga minuta e parë.
Fillimisht Kian Fitz-Jim ishte në vendin e duhur për të shënuar pas një topi të kthyer, duke kaluar Ajaxin në epërsi (31’).
Bertrand Traore pastaj asistoi për Mika Godts, që e kishte të lehtë të dyfishonte epërsinë (51’).
Vetëm katër minuta më vonë, Kenneth Tylor mori një pasim të shkëlqyer nga Brobbey për ta dërguar rezultatin në 3:0 (55’).
Fitoren ndërkohë pastaj e vulosi Mika Godts, duke shënuar golin e dytë personal (73’).
Në anën tjetër, Roma ka pësuar një gol të vonshëm për t’u ndalë në një barazim 1:1 ndaj Athletic Bilbaos.
“Romakët” e nisi për mrekulli duke kaluar në epërsi përmes Artem Dovbyk që realizoi pas asistimit të Angelinos (25’).
Roma vazhdoi të krijonte më shumë raste duke rrezikuar me Matias Soule, që ishte afër të shënonte.
Sidoqoftë, Bilbao e barazoi krejt në fund përmes Aitor Paredes që shënoi pas harkimit të Unai Nunezit (85’).
Kësisoj, Roma e Bilbao marrin nga një pikë në fazën e ligës të Ligës së Evropës.