Ajax mposhtet nga Feyenoord në ndeshjen që nisi të luhet të dielën
Feyenoord i ka thelluar krizën Ajax me fitoren e realizuar sot të një ndeshje e cila ishte ndërprerë javëb e kaluar.
Ndeshja ishte ndërprerë të dielën pasi tifozët hodhën mjete piroteknike në fushë dhe policia e përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët jashtë stadiumit. Ajax ishte duke humbur 3-0 (Giminez 9′, 18′, Igor Paixao 37′) në pjesën e dytë kur ndeshja u ndërpre në minutën e pesëdhjetë e gjashtë.
Por futbollistët janë rikthyer sot në fushë për t’i luajtur minutat e mbetura. Dhe ka qenë Giminez ai që me golin e shënuar në minutën e pesëdhjetë e nëntë ka bërë “hat-trick”.
Pas kësaj ndeshje në tabelën që e kryeson PSV, Ajax gjendet në pozitën e katërmbëdhjetë, ndërsa Feyenoord në vendin e tretë.