“Air India” konfirmon vdekjen e 241 pasagjerëve

“Air India” konfirmon vdekjen e 241 pasagjerëve

“Air India” ka konfirmuar se 241 nga 242 pasagjerët në bordin e avionit “AI171” kanë vdekur gjatë rrëzimit në Ahmedabad.

I vetmi i mbijetuar, është pasagjeri britanik, Vishwash Kumar Ramesh, 40 vjeç.

Në një deklaratë në X, linja ajrore tha:

“Air India” konfirmon se avioni “AI171”, që fluturonte nga Ahmedabad në Londër Gatwick më 12 qershor 2025, u përfshi në një aksident. Avioni 12-vjeçar “Boeing 787-8″ u nis nga Ahmedabad në orën 13:38, duke mbajtur 230 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit”, tha linja ajrore në një deklaratë në X.

“Avioni u rrëzua menjëherë pas ngritjes. Me keqardhje ju informojmë se, nga 242 pasagjerët në bord, 241 janë viktima të konfirmuara. I mbijetuari i vetëm po trajtohet në spital”, tha “Air India”.

Në bord ndodheshin 169 shtetas indianë, 53 shtetas britanikë, 7 shtetas portugezë dhe 1 shtetas kanadez.

“I mbijetuari është një shtetas britanik me origjinë indiane. “Air India” i shpreh ngushëllimet e saj më të thella familjeve të të ndjerëve”, thuhet në deklaratë.

“Përpjekjet tona tani janë përqendruar tërësisht në nevojat e të gjithë të prekurve, familjeve dhe të dashurve të tyre. Një ekip i “Air India” është tani në Ahmedabad për të ofruar mbështetje shtesë”, tha kompania ajrore. /atsh/

Share This