Ahmeti takon Waqa për mundësitë e Kosovës në Forumin për Ishujt e Paqësorit
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Forumit për Ishujt e Paqësorit, Baron Waqa.
Sipas njoftimit të MPJD-së, zëvendësministri Ahmeti dhe sekretari Waqa, diskutuan për progresin e Kosovës viteve të fundit dhe aktivitetet e PIF.
“Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe Forumit për Ishujt e Paqësorit. Zëvendësministri Ahmeti, falenderoi Sekretarin Waqa për bisedën e hapur dhe pritjen miqësore”, vazhdon njoftimi.
Forumi i Ishujve të Paqësorit, është themeluar në vitin 1971 dhe ka 18 shtete anëtare. Vizioni i tyre është që në rajonin e Paqësorit të mbizotërojë paqja, harmonia, siguria dhe prosperiteti, ku të gjithë popujt e Paqësorit mund të jetojnë të lirë.