Ahmeti për Vardarin: Tragjedi që na ka goditur, ngushëllime familjeve
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjarët e viktimave të tragjedisë në lumin Vardar, duke thënë se bashkë ndjen me ta.
“Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe na ka lënë me zemra të thyera. Ndaj dhimbjen dhe pikëllimin me familjarët dhe miqtë e tyre, duke lutur që Zoti t’u japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të madhe”, ka shkruar ai në facebook.
Ahmeti ka thënë se qëndrojnë me familjen Arsllani dhe ndjejnë dhimbjen bashkë me ta.
Një veturë me pesë persona, anëtarë të familjes Arsllani nga Gërçeci i Shkupit gjatë orëve të mbrëmjes kanë rënë në lumin Vardar dje, në afërsi të fshatit Rashçe të Shkupit.
Deri më tani dihet se është gjetur i gjallë një fëmijë pesë vjeçar, ndërkaq ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupat e pajetë të tre grave.