
Ahmeti për politikat e Kurtit me shtesa: Fundi i qeverisjeve të tilla, pa koncept, janë katastrofike
Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar vendimin e qeverisë për rritjen e shtesave të grave lehona, duke e kritikuar qeverinë në detyrë.
Ahmeti në T7 ka thënë se përmes këtyre politikave mundet me u rritë rastet sociale dhe se, ‘‘dikur s’kanë me pas pare’’.
‘‘Kjo është afatshkurte, jo e qëndrueshme. Munen me bë njëherë, munen me bo dy herë, dikur s’kanë me pas pare me bë këtë punë. Sepse ti paret i mbledh prej bizneseve. Historia na tregon që fundi i qeverisjeve të tilla afatshkurte, pa koncept e cila është a paqëndrueshme, janë katastrofike, jo për qeverinë, janë katastrpofike për shtetin. Ti sivjet mun me i pas 600, tri herë e bën qeto ki me i pas 300, dikur duhet me ia nis me marr borxh. Të rritet numri i këtyne, rastet sociale fillojnë duke tu rritë’’, ka thënë ai mes tjerash./Periskopi/