Ahmeti: Bashkohem me dhimbjen e familjeve turke
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për popullin turk, pas humbjes së jetës së 76 personave dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve nga zjarri në hotelin “Grand Kartal”.
“Në këto momente të vështira, bashkohem me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe shpreh solidaritetin tim të thellë me popullin turk”, ka shkruar ai në Facebook.
Ahmeti u ka uruar të plagosurve shërim të shpejtë.
Sot është ditë zie kombëtare pas tragjedisë, e cila ndodhi gjatë pikut të sezonit të turizmit dimëror, me shumë familje nga Stambolli dhe Ankaraja që udhëtonin drejt maleve Bolu për skijim.
Hoteli 12-katësh, i cili kishte 238 mysafirë të regjistruar, u dogj nga flakët pasi zjarri filloi në katin e restorantit rreth orës 3:30 të mëngjesit. Deri më tani janë arrestuar 9 persona për ngjarjen.