Ahmed Januzi “Ylli i Javës”
Siç e do zakoni, pas çdo xhiro, edhe këtë, Federata e futbollit të Kosovës ka ndarë çmimin për futbollistin e javës.
Këtë xhiro, çmimi “Ylli i Javës” i ka takuar futbollistit të Llapit, Ahmed Januzi, i cili ndihmoi ekipin e tij drejt fitores ndaj Malishevës, në kuadër të xhiros së 34-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Januzi e shënoi një super gol në fitoren me rezultatin 1:0. Futbollisti i Llapit u shpreh i lumtur për vlerësimin.
“Ndeshja e djeshme ishte kritike për kampionatin tonë, duke pasur parasysh se jemi në garë për titull. Lufta jonë kundër Malishevës ishte sfiduese, por fitorja e arritur dje ka qenë një hap i madh përpara. Në çdo ndeshje, fitimi i pikëve është i rëndësishëm dhe golat e shënuar na kanë dhënë emocione të mëdha. Suksesi nuk është meritë vetëm e imja, por e gjithë ekipit. Harmonia midis lojtarëve dhe trajnerëve është çelësi për sukses. Në dy javët e fundit, synojmë vetëm fitore. Do të luftojmë deri në fund, por duhet të kuptohet se arritja e titullit nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga rezultatet e rivalit tonë”, ka thënë Januzi për faqen zyrtare të FFK-së.