AGK: Redaksia e medias online ‘Sbunker’ kërcënohet me vrasje
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar pasi stafi i medias online “Sbunker”, është kërcënuar me vrasje.
AGK thotë se kjo ka ardhur pas publikimit të një shkrimi autorial rreth hapjes së pritshme të urës së Ibrit.
“Një llogari, e identifikuar si @AvniR55219 në platformën X, ka lënë këtë mesazh “Gjynah osht mos me ju v*a komplet stafin”, njofton AGK .
Thirrjet për vrasjen e gazetarëve janë alarmuese dhe AGK-ja, thotë se e dënon në termat më të fortë këtë fushatë kundër kësaj medie.
AGK-ja e fton Policinë e Kosovës që të hetojë të gjitha kërcënimet ndaj jetës së gazetarëve, me seriozitetin e plotë dhe urgjencën më të madhe.