Agjenti i Osimhen demanton zërat për transferimin e futbollistit në Arabi

Agjenti i Osimhen demanton zërat për transferimin e futbollistit në Arabi

Agjenti Mamuka Jugeli, i cili përfaqëson futbollistin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, është demantuar nga Roberto Calenda, agjenti i futbollistit poashtu të Napolit, Victor Osimhen. 

Duke folur për 1TV të Gjeorgjisë Jugeli ka thënë se megjithëse Osimhen ka nënshkruar një kontratë të re me Napolin, ai beson se nigeriani do të transferohet në Arabinë Saudite sapo të përfundojë ky sezon.

Por Calenda ka reaguar ndaj një deklarimi të tillë.

“Këto fjalë i krijojnë probleme lojtarit tim Victor Osimhen me tifozët e Napolit pa asnjë arsye. Ne sapo kemi nënshkruar një rinovim të kontratës dhe dëshira e vetme e Victor, përveç Kupës së Kombeve të Afrikës, është të ndihmojë Napolin. Çdo gjë tjetër është shpifje”, ka thënë Calenda.

Share This